Një grua është gjetur e vdekur të shtunën në Suharekë, ndërkaq rrethanat e vdekjes janë ende të panjohura

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Suharekë, ku viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe mjeku kujdestar.  

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore oër obduksion.