Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Më vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES – Prishtinë 02.04.2025-15:00. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.







