Lajmi i fundit

Gjendet e vdekur 2-vjeçarja e zhdukur dhjetë ditë më parë në Serbi

Ka përfunduar kërkimi për 2-vjeçaren, Danka Iliq, e zhdukur në Serbi, tash e 10 ditë.

Dy vjeçarja është gjetur e vdekur, ka njoftuar sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e vajzës Danka Iliq. Ata e kanë pranuar vrasjen, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një seancë të jashtëzakonshme të qeverisë.

“Me çfarë monstrash kemi të bëjmë”, komentoi ai.

Ai po ashtu ka thënë se këta dy persona tani po e çojnë policinë në vendin ku e kanë hedhur trupin e fëmijës.

Ai bëri të ditur se për detaje të tjera do të diskutohen nga krerët e institucioneve kompetente.

Hetimi  për gjetjen e 2-vjeçares është shtrirë në të gjithë territorin e Serbisë.  Për gjetjen e saj, për herë të parë në Serbi u aktivizua sistemi “Më gjeni”.

Një e dhënë e re u shfaq javën e kaluar kur një video e regjistruar në në Vjenë u publikua, ku shfaqej një vajzë që duket si dy vjeçarja. Policia e Vjenës më vonë ka njoftuar se është zbardhur identiteti i personave nga regjistrimet e bëra nga një shtetas serb dhe se me ta është vendosur kontakt.

“Në bazë të hetimeve dhe fakteve përcjellëse, qartë dhe pa asnjë dyshim mund të përjashtohet lidhja mes personave të paraqitur në fotot e publikuara dhe vajzës së zhdukur”, u tha në njoftim.

E MPB-ja e Serbisë ka njoftuar se është informuar nga policia austriake se në videon që është kontrolluar në kuadër të kërkimit për vajzën e zhdukur nuk ishte dy vjeçarja Danka Iliq.

BONUS VIDEO| Seanca solemne me rastin e shënimit të 25 -Vjetorit të Betejës së Koshares