Lipjan

Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur sot në Lipjan, është në gjendje të mirë shëndetësore

Është gjetur e mitura që ishte raportuar e zhdukur sot nga familja e saj në Lipjan.

Familjarë të së miturës kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se e kanë gjetur të miturën në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu, familjarët kanë falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në kërkimin e të miturës.

E mitura u raportua e zhdukur nga prindi i saj edhe në Policinë e Kosovës, duke u thënë se ishte dalë nga shtëpia në orën 21:00 mbrëmë, në rrugën Lipjan-Konjuh dhe më nuk është kthyer në shtëpi.