Vlorë

Gjendet e djegur vetura që dyshohet se u përdor për vrasjen e 41-vjeçarit në Vlorë

Policia e Vlorës pak minuta pas ekzekutimit të 41-vjeçarit ka gjetur të djegur veturën “Audi A6”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Automjeti është gjetur në aksin rrugor Kote-Sevater, ku brenda tij ishte edhe një armë zjarri, raporton Abcnews.al.

Policia shqiptare ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Thuhet se organet e rendit për zbardhjen e ngjarjes do të përdorin edhe kamerat e bizneseve në zonë.