Gjenden tri mjete shpërthyese brenda kamionit në Shtime, reagon FSK-ja

Një person ka raportuar se derisa ishte duke e shkarkuar kamionin e tij me material inert, ka vërejtur tri mjete të dyshuara.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së shtunës në Shtime.

Policia ka njoftuar të hënën se njësitet e saj po e sigurojnë vendin e ngjarjes.

Ndërsa njësitë për deminim të Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe do të vazhdojnë kërkimin për mjete tjera.