Gjenden mbi 100 trupa civile në Lyman, Zelensky ngre alarmin për digën në Kakhovka

Të tjera trupa pa jetë janë gjetur në Lyman të Ukrainës. Bëhet fjalë për 111 civilë dhe 35 ushtarë, të cilët u gjetën në disa llogore dhe varre pa emër.

Deri më tani në Lyman janë gjetur 25 varre masive, ndërsa në vendbanimet e çliruara në Donetsk janë zbuluar 58 varre komunale, tha policia.

Ndërkohë në fjalimin e tij në Këshillin Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu frikën e tij se nëse diga e hidrocentralit Kakhovka shembet për shkak të bombardimeve ruse, 80 vendbanime dhe vetë Kherson mund të përmbyten.

“Me rënien e strukturës, do të kishte vështirësi serioze për furnizimet me energji të Ukrainës për dimër, përveç rrezikut të një shtytje të re migratore për t’u larguar nga vendi. Qindra mijëra njerëz mund të preken”, u shpreh Zelensky.