Vdekje

Gjenden dy burra të vdekur në rrugë, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Drenas – Policia nis hetimet

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e të cilit e konstatuan ekipi mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.