Recetë

Gjeli deti i mbushur, çfarë nuk duhet harruar për recetën tradicionale të Vitit të Ri

Gjel deti i mbushur në traditën shqiptare ka disa variante. Çdo fundvit, ne kërkojmë të gjejmë një recetë që të jetë e veçantë, e shijshme dhe, mbi të gjitha, pa shumë mundime.

Kjo që do t’ju propozojmë sot është recetë nga Renato Mekolli. Shikoni cilët janë përbërësit që keni harruar në gjelin që keni përgatitur sot.

Përbërësit:

• 1 gjel deti
• 500 gram mish viçi i grirë
• 50 gr oriz
• 1 lugë gjelle mjaltë
• 100 gr arra të qëruara
• 100 gr stika të qëruara
• 2 domate
• 3 portokaj (lëngu)
• 5 thelpinj hudhre
• 2 shkopinj kanelle
• 2 tufa majdanozi
• 1 lugë kafeje piper të zi
• pak kripë
• 50 ml vaj ulliri

Përgatitja e mbushjes:

Vendosim në tenxhere vajin e ullirit, thelpinjtë e hudhrës, qepën e grirë hollë, arrat, stikat dhe i skuqim në zjarr të ngadaltë.

Sa pa marrë ngjyrë, shtojmë mishin e grirë, kanellën, orizin, piperin e zi, kripën dhe i përziejmë për 20 minuta.

E shuajmë me lëngun e portokajve, shtojmë mjaltin, (përdorim vetëm gjysmën e sasisë së lëngut të portokallit dhe të mjaltit), domatet, majdanozin dhe vazhdojmë përzierjen edhe për 10 minuta të tjera.