Gjatësia e brirëve deri në 3.4 metra, mund t’ia sigurojnë kësaj kafshe të arrijë Rekordin e Ginisit

Bucklehead është gjedhi gjashtëvjeçar nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, që mund të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit, për gjatësinë e brirëve.

Na njëri cep i brirëve te tjetri, është një gjatësi prej 3.4 metrave, madhësi enorme që i befasoi të gjithë të pranishmit në një aktivitet ku ekspozohen kafshët.

Zyrtarët e Ginisit, janë duke përmbledhur dokumentet dhe ia kanë bërë Bucklehead matjet e duhura, që të hyjë në edicionin e ri të rekordeve për vitin 2020, së bashku me rekorde tjera.

Me këtë gjatësi, Bucklehead ia kalon mbajtësit të tanishëm të rekordit, që është një kafshë e njëjtë brirët e së cilës janë 3.2 metra.

loading…