Gjatë protestës iu dëmtuan gishtat, Rama dekoron policen dhe i puth dorën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dekoruar sot policen Ina Muka e cila gjatë një proteste të opozitës lëndoi dorën nga një kapsollë dhe humbi tre gishta.

Dekorimi i Muka-s u bë në ambientet e Ministrisë së Brendshme, përgjatë një takimi të kryeministri me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Gjatë kësaj ceremonie, efektivja u dekorua me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes’, dhe Rama nuk hezitoi që të jetë shumë xhentil duke i puthur asaj dorën.