Banjskë

Gjatë patrullimit në Bansjkë, Policia e Kosovës gjen një flamur të Serbisë, dhjetëra gëzhoja, karikator kallashi e qindra fishekë

Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë të Zveçanit, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm, raporton Express.

Sipas raportit 24 orësh, këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi. Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndryshe, më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.