Gjatë kontrollit të autobusit, policia iu gjen marijuanë nxënësve në Pejë

Të shtunën në Pejë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë të dyshuar narkotike.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku gjatë kontrollimit të dy autobusëve që ishin me nxënës në ekskursion janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 1.5 gramë substancë e dyshuar narkotike.

Policia bën të ditur se substanca narkotike e gjetur është e llojit Marihuanë.

Gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar një pako me mbështjellës të Marihuanës, një grinder dhe një brisk.