Merdar

Gjatë kontrollit në një autobus në Merdare policia gjen revole në valixhen e një udhëtari

Policia ka konfiskuar një armë me 28 copë fishekë në Merdar.

Policia njofton se më datën 12.03.2024 rreth orës 06:00 në pikë kalimin kufitar në Merdar në hyrje të Republikës së Kosovës, policët kufitarë së bashku me zyrtarët doganorë gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një udhëtari mashkull kosovar kanë hasur në një revole (me gas) me 28 (njëzetetetë) copë fishekë.

“Lidhur me rastin me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se personi i dyshuar lirohet pas intervistimit, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt dhe do të trajtohet më tutje nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës. 

VIDEO BONUS: 🔴LIVE – Komisioni për Arsim, diskuton mbi gjendjen e edukimit fizik