Rusia dhe lideri i saj Putin kanë vazhduar sulmet e përgjakshme ndaj ukrainasve, edhe gjatë kohës sa ishin duke biseduar dy delegacionet, ai rus dhe ukrianas, është sulmuar qyteti Mykolaiv ku kanë mbetur 7 persona të vdekur.

Nga sulmi me raketa në pallatin e guvernatorit në qytetin jugor të Mykolayiv janë shënuar deri tani 7 viktima.

Forcat ruse shkatërruan ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv në mëngjesin e 29 marsit.

Të paktën shtatë persona u gjetën të vdekur nën rrënoja, ndërsa 22 të tjerë u plagosën, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave.

#Ukrain #Ukraine #UkraineRussianWar #UkraineWar
CCTV footage of the strike of #Mykolajiv regional admin building.https://t.co/oC4J5w2ImG pic.twitter.com/cSwjoXf939

— RoflChatGroup (@roflchatgroup) March 29, 2022