Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 264 raste pozitive nga kryerja e 2.640 testeve.

Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas MSH-së të Shqipërisë, raste aktive në këtë vend janë 7.098.