Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit


Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe 376 persona janë infektuar.

Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer 1575 testime ndërsa gjatë kësaj kohe janë shëruar 333 pacientë.

Në total, që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka 63.971 raste pozitive, 37.981 të shëruar dhe 1247 të vdekur.

Shqipëria sot ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit. Kryeministri Edi Rama është në mesin e të vaksinuarve.