Gjashtë të vdekur e 360 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, nga 3.342 testime të kryera, 360 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 128.155 raste pozitive, ndërsa 2.310 kanë humbur betejën me koronavirus.

Aktualisht, Shqipëria ka 28.639 raste aktive.