Gjashtë të vdekur dhe 275 raste me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, 275 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Shqipëri.

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e virusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, janë shëruar 114 persona, teksa raste aktive janë 8,809.