Aksident

Gjashtë automjete të përfshira në një aksident në “Rrugën e Kombit”

Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident në “Rrugën Kombit”, pranë fshatit Blinisht.

Aktualisht raportohet për dy të lënduar dhe dëme të shumta materiale, shkruan TCh.

Dyshohet se lagështia e ngricat në rrugë si pasojë e motit të keq, ka ndikuar në aksident.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërkaq qarkullimi i mjeteve është bllokuar.