Në Podujevë është duke u mbajtur marshi për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.
Në marsh janë duke marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, ku edhe po kërkohet drejtësi për rastin e Lulzim Fejzullahut.
“Gjaku jo nuk shitet”, “Drejtësi për Lulzimin”, “Gjaku nuk është ujë”, “Drejtësi për vëllaun tonë”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.
Ndryshe, Prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.







