Dy vëllezër janë përleshur fizikisht mes vete gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Ali Ibra”, në Gjakovë.
Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndalur në mbajtje”, tha ai.
Sipas Elezaj, nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj ngjarje./Ballkani.info/







