Gjakovë: Dhunoi një femër dhe e incizoi aktin e dhunës, ky është vendimi i gjykatës

Të enjten që lamë pas, një femër është dhunuar seksualisht.

Të enjten e kaluar, një femër është dhunuar seksualisht nga një mashkull në Shkugëz të Gjakovës.

Sipas Gjykatës Themelore, i pandehuri me inicialet L. H., gjatë dhunës seksuale ka incizuar aktin dhe e ka kërcënuar viktimën me inicialet H.M., se nëse e lajmëron policinë do ta publikojë videon.

Pas mbledhje së provave, Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L.H.
“Me datë 18 korrik 2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Shkugëz të Gjakovës, i dyshuari L. H. e detyron të dëmtuarën H. M. që të kryej aktin seksual me dhunë dhe pa dëshirën e saj, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte videon”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 18 korrik 2019 dhe do të zgjasë deri më 17 gusht 2019.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

loading…