Gjakovarja me revole në brez

Një femër është arrestuar në Gjakovë, pasi gjatë kontrollimit në shtëpinë e saj, në brez, iu është gjetur dhe konfiskuar një revole 7.65 mm, me tetë fishek.

Është njoftuar Prokurori dhe me urdhër të tij e dyshuara pas intervistimit është liruar.

Rasti po hetohet nga Polica.

Gjakovë, një person sulmon fizikisht gruan e tij

Një person i kombësisë egjiptiane është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00, në Gjakovë.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Keqtrajton familjen dhe i vë zjarrin shtëpisë

Një person është arrestuar në Prizren, i cili pasi fillimisht i kishte keqtrajtuar familjarët e tij e më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë.

I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.