Gjakovari kërcënon gruan, ajo merr fëmijët dhe strehohet te familja

Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici se është kërcënuar nga bashkëshorti.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Gjakovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima ka marrë fëmijët dhe është strehuar te familja e vet.

“Gjakovë, 03.10.2021 – 15:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Viktima së bashku me fëmijët e saj është strehuar te familja e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë