Gjakovari keqtrajton gruan, viktima dërgohet për strehim me fëmijën 11 muajsh

Policia njofton për një rast të dhunës në familje të ndodhur në Gjakovë.

Burri dyshohet se ka keqtrajtuar gruan e tij, e cila më pas është strehuar me fëmijën e saj 11 muajsh.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë, 28.08.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte keqtrajtuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar në shtëpi të sigurt bashkë me fëmijën e saj të moshës njëmbëdhjetë (11) muajsh. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.