Gjakovari dehet në një kafeteri, arrestohet pasi ofendoi policët që shkuan ta mbyllnin lokalin

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ofenduar zyrtarët policorë të cilët kishin intervenuar në një lokal në Gjakovë.

Policia njofton se atje ishin shkelur masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ofenduar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar të mbyllin një kafeteri ku nuk ishte duke u respektuar vendimi i Qeverisë. I dyshuari ishte në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në këndellje