Komandanti i Betejës së Koshares, Musa Gjakova, ka thënë se Policia e Kosovës ka bërë një punë të mirë shumë me aksionin që e ka zhvilluar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj grupit terrorist serb.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se policia ka treguar se Kosova është një faktor stabiliteti në rajon.
“I jepi mirënjohje Policisë së Kosovës për një ndërhyrje aq të shpejtë sa nuk u jepi hapësirën atyre të konsolidohen edhe të veprojnë më tutje për të kaluar në fazën e dytë. U komprimentua plani i tyre në tërësi dhe ata ishin në panik, si shihet edhe të plagosurin e vet e kanë lënë në korridorin e lëvizjeve të tyre në atë drejtim”.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se asnjë viktimë civile nuk ndodhi, kjo tregon shumë për profesionalizimin e Policisë së Kosovës. Ka qenë e vështirë që të identifikohen caqet ushtarake me ato civile, me 30 besimtarë, do të thotë ka qenë maturi edhe përmbajtje rreth identifikimit të caqeve”.
“Krejt operacioni ka qenë në plotni në koordinim më të gjitha instrumentet për siguri ndërkombëtare dhe vendore. Ky ka qenë një bashkëveprim që neve na jep një garanc të tregojmë veten që jemi në rrugë të drejtë dhe jemi faktor stabiliteti në rajon. Me këtë Kosova është në favor tani për tani, nëse dimë t’i shfrytëzojmë këto rrethana që në aspektin e politikës ndaras të trajtohet dita e së dielës”, ka thënë Gjakova.







