Gjakova kalon në çerekfinale

Xhudistja kosovare ka mposhtur në raundin e tretë, Daria Mezhetskaian.

Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, pasi që në raundin e tretë ka mposhtur xhudisten ruse Daria Mezhetskaia.

Në rrugëtimin drejt çerekfinales, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova në raundin e parë kaloi pa luftë, në raundin e dytë mposhti spanjollen Ubasart Mascaro, kurse në raundin e tretë eliminoi xhudisten ruse, Daria Mezhetskaia.

Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me xhudisten portugeze Telma Monteiro.