Gjakova bëhet qyteti i parë ku do të testohet databaza për dhunën në familje
Gjakova është bërë nikoqir i një tryeze diskutimi mes gjitha institucioneve lokale relevante, për testimin e databazës për dhunë në familje.
Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh dhe Kordinatori Nacional për dhunë në familje, Naim Qelaj ka thënë se krijimi i një databaze për dhunën në familje edhe pse e vonshme, është shumë e rëndësishme. Sipas tij, ajo nuk luftohet duke e fshehur atë, por duke e raportuar tek institucionet përkatëse.
Qelaj gjithashtu dha arsyet pse është vendosur që Gjakovës t’i besohet ky pilotprojekt duke e vlerësuar mjaft shumë angazhimin e nivelit lokal atje për parandalimin e dhunës në familje. Ndër të tjera, shtoi se suksesi ose dështimi i këtij testimi në Gjakovë do të varet e ardhmja e kësaj databaze.
Qelaj, po ashtu theksoi, se databaza është pjesë e kritereve që kanë dalur nga MSA-ja e Bashkimit Evropian dhe konventa e Stambollit që ju garanton të drejta dhe mbrojtje viktimave të dhunës në familje.
Pjesë e kësaj tryeze ishte dhe menaxheri i këtij projekti, Ridvan Bunjaku, ai vlerësoi mjaft shumë këtë pilotprojekt, pasi sipas tij, i lehtëson më shumë punët e gjitha institucioneve përfshirëse për parandalimin e dhunës në familje.
Të pranishëm në këtë tryezë diskutimi ishin përfaqësues nga Qendra Sociale, Strehimorja, Policia, Prokuroria dhe Gjykata.
Dhuna në familje është një dukuri mjaft negative që po shfaqet në Kosovë, pak muaj më parë, pikërisht në Gjakovë një grua bashkë me vajzën e vet u qëlluan për vdekje nga burri dhe babai i të vogël.