Gisele Bundchen shihet duke qarë në telefon në New York – mes dramës martesore me Tom Brady

Gisele Bundchen u pa duke qarë në New York teksa po shikonte në telefonin e saj mes dramës martesore me bashkëshortin, Tom Brady.

Supermodelja 42-vjeçare u emocionua ndërsa fliste në telefon dhe ecte përgjatë parkut të lumit Hudson pranë apartamentit Tribeca, që ajo ndan me profesionistin e futbollit.

Bundchen ka qenë në New York këtë javë, teksa Brady, 45-vjeçar, mbetet në Florida pas vendimit për t’u tërhequr nga NFL.

Foto: Instagram

Një dëshmitar tha, “Gisele po ecte vetë në West Side dhe ishte duke qarë në telefon”.

Një burim spekuloi se modelja mund të ketë qenë në telefon me Bradyn, i cili ishte në kampin stërvitor të Buccaneers në Tampa në atë kohë.

Ndërkohë, një burim i tretë shtoi se ish-engjëlli i “Victoria’s Secret” ishte gjithashtu e mërzitur për paraqitjen që iu bë në revistën Elle.

Foto: Instagram

“Gisele donte që artikulli të kishte të bënte me karrierën dhe punën e saj. Por i gjithë fokusi nga media ishte te citimet për Tomin”.

Artistja në anën tjetër është duke u fokusuar në punën filantropike dhe mjedisore, veçanërisht në vendin e saj në Brazil, ku ka dhuruar dhjetëra mijëra pemë.

Foto: Instagram

Një burim tjetër theksoi se se Brady është “shumë i trishtuar” për grindjen e tyre, por shpreson se ata do të pajtohen.

“Tomi ende shpreson se ata mund të pajtohen”. /Telegrafi/