Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, është i vendosur të fitojë vendin e titullarit te londinezët pavarësisht se vazhdimisht ka qenë rezervë e Alvaro Moratas.
Përkundër që kishte shënuar gol në ndeshjen ndaj Bates në Europa League, Giroud nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Maurizio Sarri në barazimin 0-0 me Evertonin para pauzës së kombëtareve.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën u zëvendësua nga Ousmane Dembele pas 65 minutave lojë në humbjen 2-0 kundër Holandës të premten e kaluar, teksa Giroud konfirmoi se largimi nga Chelsea nuk është pjesë e agjendës së tij.
“Unë erdha me vonesë pas Kupës së Botës, derisa gjatë kësaj periudhe luajti Morata. Me kombëtaren në shtator goli ndaj Holandës më bëri mirë. Pas asaj kur u riktheve te Chelsea i kam zhvilluar disa ndeshje si startues. Trajneri është duke e aplikuar një rivalitet të shëndetshëm, teksa Morata ishte startues sërish duke luajtur mirë. Sigurisht se unë jam një lojtar kompetitiv që synon më shumë minuta lojë, por unë jam në një klub të madh me lojtarë të mëdhenj dhe për momentin nuk kam synim të largohem”, deklaroi Giroud.
Ish sulmuesi i Arsenalit ka qenë titullar në vetëm 4 ndeshje nga 12 sa i ka zhvilluar Chelsea këtë sezon në Premier League, ndërsa Giroud ende është në ndjekje të golit të parë.







