Giroud drejt largimit nga Chelsea

Olivier Giroud nuk është i lumtur në “Stamford Bridge”.

Francezi që po bën një vit në radhët e Chelseat shprehu pakënaqësinë për aktivizimin e pakët me Maurizio Sarrin në stol i cili në shumë ndeshje preferon të luajë edhe pa sulmues të mirëfilltë.

32-vjecari tha se zhgënjimin për mosaktivizimin përpiqet ta transformojë në energji për të punuar më shumë por sqaroi se do të vijojë të luftojë këto 6 muaj për një vend si titullar.

Giroud ka edhe 6 muaj të tjerë kontratë dhe shanset e rinovimit janë pothuajse zero dhe me një situatë të tillë sigurisht që sulmuesi francez do të largohet në verë nga Chelsea.