Giresse i kënaqur me punën te Kosova, dëshiron ta dërgojë ekipin në një nivel tjetër

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Qipros.

Kosova dhe Qipro përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ndër tjerash rreth ndeshjes me Qipron, Giresse foli edhe për aventurën e tij te Kosova, për të cilën tha se është i kënaqur.

“Deri më tani jam i kënaqur te Kosova. Punojë në kushte shumë të mira. Këta lojtarë që kemi duhet të bëjmë progres. Duam ta sjellim ekipin në një nivel tjetër”, deklaroi Giresse në konferencë, përcjell Demokracia.com.

Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt. Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë./Demokracia.com/