Shërbyesit Civil

Gimolli: Nëse vazhdon tutje greva një orëshe në Komunën e Podujevës, për qytetarët do të shkaktohen probleme

Në Komunën e Podujevës pas Grevës një orëshe të organizuar nga Shërbyesit Civil, shërbimet për qytetarët kanë filluar të ofrohen normalisht.

Këtë e konfirmon për Ballkani.info edhe zëdhënësi i Komunës së Podujevës Bujar Gimolli.

Por sipas tij gjatë orarit të Grevës prej orës 10.00 deri në 11.00 u krijuan probleme dhe pritje të shumta nga qytetarët që kishin ardhur të kryejnë pune në Komunë.

Dhe nëse kjo vazhdon edhe në të ardhmen do të bëhet problem për qytetarët.
“ Nese vazhdohet me greva në orare më të gjata, sigurisht që për qytetarët do të shkaktohen shumë probleme sepse kemi të bëjmë më institucionin, i cili është kontakti i parë i qytetarëve për secilin shërbim që atyre u nevojitet” shtoi për portalin tonë Gimolli.

Të rikujtojmë se Greva e Shërbyesve Civil në mbarë vendin, për ditën e neserme u paralajmërua të mbahet gjatë gjithë paraditen.
/Ballkani.info