Gilmour i Chelseat më i miri i ndeshjes, merr lëvdata nga Robertson

Mesfushori i Skocisë dhe i Chelseat, Billy Gilmour është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Anglisë.

Anglia e Skocia barazuan pa gola në Wembley, ndërsa tifozët skocezë kanë mbetur më gjatë në stadium, duke përkrahur lojtarët e tyre.

Paraqitja e Skocisë është vlerësuar lartë, ndërsa anglezët janë shprehur të dëshpëruar. Gilmour është shquar në mesfushë. Kapiteni i Skocisë, Andy Robertson ka pasur fjalë të mëdha për të.

“E ardhmja para tij është e ndritur. Ai mund të luaj ndeshje aq sa dëshiron”, ka thënë Robertson.

“Sonte kemi pasur raste shumë të mira. Në raste kemi mbajtur topin shumë mirë, kemi frustruar anglezët, ndërsa në një natë tjetër me paraqitje të tillë do të mund të merrnim më tepër se barazim pa gola. Pika e fituar na mbanë në lojë dhe është me rëndësi ta mbajmë këtë ndjenjë”, ka theksuar ai.