Gëzimi i Kosovës nuk zgjat shumë, Bardhi asiston te goli i dytë i Maqedonisë VIDEO

Maqedonia e ka ndëshkuar sërish Kosovën në “Tose Proeski Arena”.

Katër minuta pasi Florent Hadërgjonaj shënoi një gol të bukur për 1-1, në minutën e 33’, Darko Velkovski i ka shokuar Dardanët.

Ai shënoi për 2-1 pas një goditje të bukur me kokë.