Getinjo: Shumë çudi që për çdo problem në shoqërinë tonë po ia lini fajin muzikës

Getinjo merr vëmendje shpesh me komentet dhe deklaratat që ai bën në rrjete sociale.

Së fundi ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, ‘Facebook’, për akuzat që shpesh hidhen drejt muzikës, përkatësisht teksteve të këngëve, shkruan lajmi.net.

“Muzika, muzika, muzika, reperët, tekstet, censuroni këngët. Ndaloni serialet, ndaloni emisionet palidhje, mbylleni TikTokun, edhe fusni njerëzit në punë se njeriu si të punon nuk ka kohë që të bëjë asgjë tjetër pos të punojë”, tha ai.

“Shumë çudi që për çdo problem në shoqërinë tonë po ia lini fajin muzikës apo rapit”, vazhdoi artisti.

Getinjo është duke shijuar suksesin e këngës së fundit në bashkëpunim me Mozzikun, “Toto Rina”.

Gjithashtu ai është i angazhuar në koncerte të shumta./Lajmi.net/