Getinjo reagon pas përjashtimit të mësueses: A po i mbrojmë gratë e vajzat perime a veç po aktrojmë?

Rasti i mësueses në Suharekë e cila u përjashtua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë ngjalli reagime të shumta.

Qytetarë të shumtë e fytyra publike reaguan pas ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Në mesin e personazheve publike që reaguan ishte edhe rep-artisti Getinjo.

Ai me anë të një shkrimi në Instagram pyeti fansat se a po i mbrojmë grat vajzat perime a veç po aktrojmë.

“A jemi perime real? A i mbrojmë gratë, vajzat, nanat? A veç po aktrojmë? Hajde ta mbrojmë edhe arsimtaren e nderuar që u largu prej pune shkaku i veshjes! Mos heshtni”, shkroi ai.