Ministrja e Punëve të Jashtme

Gërvalla vazhdon gjumin diplomatik, Serbia lobon fuqishëm në Afrikë për çnjohje të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakovic, po qëndron në Afrikë tash e disa ditë për vizitë zyrtare. Atje, siç kanë bërë vazhdimisht liderët serbë, ai po lobon kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe pro ç’njohjeve të tjera.

Nga 10 deri më 12 shkurt, Selakovic ka vizituar Guinean Ekuatoriale, Gabonin, Sao Tome dhe Principe.

Në të gjitha këto takime, Selakovic ka lobuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe pro ç’njohjeve të reja.

Kosova njohjen e fundit e ka pasur nga Izraeli dhe kjo ndodhi pas marrëveshjes së Uashingtonit, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, të cilën e kishte kundërshtuar partia që tani është në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e emëruar në pozitën e kryediplomatës nga Kurti ka dështuar të sigurojë qoftë edhe një njohje të vetme për shtetin e Kosovës.

Gërvalla dhe krerët e institucioneve, Vjosa Osmani e Albin Kurti, në vazhdimësi kanë deklaruar se njohje të reja do të ketë, por s’e kur do të vijnë ato nuk dihet. /Demokracia.com/