MPJD

Gërvalla: Perëndimi ka nevojë për një strategji të re, ajo e vjetra është duke perënduar

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në konferencën e përbashkët me homologun e saj britanik, David Cameron, ka thënë se perëndimi ka nevojë për një strategji të re.

Sipas Gërvallës, strategjia e vjetër është duke perënduar.

“Perëndimi ka nevojë për një strategji të re, pasi ajo e vjetra është duke perënduar. Pyetja qendrore në shumë pjesë të botës, e sidomos këtu për shkak të gjeografisë në kuadër të NATO’s do të jetë se kush është me Perëndimin e kush jo?”, ka thënë ajo.

“Perëndimi ka qenë gjithmonë i sukseshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Perëndimi ka qenë i fort politikisht dhe ekonomikisht kur ka vepruar me vendosmëri dhe bazuar në parimet e tij të palëkundshme përballë një Moske agresive dhe jo me kompromise të dobëta dhe joparimore”, tha ajo. 

BONUS VIDEO: Rrahman Jasharaj tregon se kur ka qenë nxënës janë rrahur klasë me klasë për shkak të mësueses