Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka njoftuar se është nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë

Gërvalla dhe homologu i saj turk, Mevlut Cavusoglu pas takimit që e patën në MPJD kanë dalë në konferencë për medie, shkruan Ballkani.info.

“Është për t’u përshëndetur marrëveshja që u nënshkrua sot nga dy ministrat lidhur me rritjen e frekuencës së fluturimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese dhe është gjithashtu aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutrale”, tha Gërvalla.

Gërvalla tha se diskutuan për bashkëpunimin në arsim, trajtimin e pacientëve nga Kosova në Turqi si dhe trajnimin e stafit shëndetësor atje./Ballkani.info