Donika Gërvalla

Gërvalla në panel me O’Brien e Lajçak: Do të doja t’i dëgjoja si e komentojnë Bajnskën, BE-ja s’e ka emërtuar ende si duhet

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schëarz duke folur në Forumin e Dubrovnikut, ka thënë se Bashkimi Evropian s’e ka emërtuar ende si duhet sulmin e Bajnskës – që është akt i agresionit ndaj Kosovës.

Derisa po merr pjesë në një panel diskutimi ku janë edhe emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, ajo tha se lidershipi i Serbisë s’e ka distancuar vetën nga krimineli serb, Sllobodan Millosheviq.

“Ky lidership i Serbisë s’e ka distancuar vetën nga e kaluara e atyre, dhe e lejojnë rajonin që kjo e kaluar ta definojë të tashmen. Vuçiq, zëvendëskryeministri, ministri i Puënve të Brendshme kanë qenë pjesë e aktive si ministra e zëdhënës të Millosheviq në të kaluarën…” – tha kryediplomatja, transmeton Nacionale.

Në lidhje me sulmin e Bajnskës, ajo përmendi që Millan Radojiçiq, që tashmë e ka pranuar se ishte organizator, nuk është dënuar ende.

Gërvalla tha se “do të dëshironte t’i dëgjonte Lajçakun apo O’Brien” duke e komentuar këtë, dhe sipas saj, BE-ja ende s’ia ka vendosur rastit emrin që duhet.

“Derisa të gjithë duam të shohim të ardhmen, është e kaluara e Serbisë që s’na lë të ecim përpara dhe për këtë, për Bajsnkën, për mungesën e dënimit të Radojiçiq, apo të mbahet, do të doja t’i dëgjoja z.O’Brien apo z.Lajçak, si e komentojnë këtë, sepse në Kosovë ne kemi thënë qartë çka është, është akt i agresionit ndaj Kosovës dhe partnerët tanë, dhe partnerët tanë duhet – ShBA-ja e ka bërë, BE-ja ende – duhet ta emërtojnë ashtu siç duhet të emërtohet.” – tha ajo.