Gërvalla në OKB përmend gjenocidin serb: Si mundet Serbia të mos ketë kurrfarë ndjenje për këtë?

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshilli të Sigurimit ka filluar fjalimin e saj duke thënë se Qeveria e re e Kosovës do të përfundojë epokën e krimit dhe korrupsioni.

Ajo tha se vizionin e Kosovës e dëshmon edhe prapavija e saj në takimin virtual ku mbante flamurin e Kosovës, Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Gërvalla përmendi edhe viktimat e luftës që tashmë janë përfaqësues në Parlament e Qeveri të Kosovës.

“Kryeministri jonë ka qenë i gjykuar si student në një montim politik nga regjimi autoritar serb dhe është keqtrajtuar për më shumë se dy vjet në burgjet serbe. Nënkryetarja e Kuvendit është e mbijetuar nga një masakër ku nëna, gjyshja dhe dy vëllezërit e saj ishin vrarë. Ajo ishte gjetur me 16 plumba dhe me zor e mbijetuar. Një prej deputeteve tona me votën më të madhe është përdhunuar nga forcat serbe dhe e ka marrë përsipër që të shtyjë përpara këtë çështje. Asnjë prej përdhunuesve s’ka dalë para drejtësisë deri më sot”.

“Edhe kolegët e mi amerikanë dhe rusë kanë një nënë. Dhe unë jam vetë nënë. S’ka gjë më të dhimbshme dhe të tmerrshme në botë për një nënë sesa ta humbësh fëmijën e saj. Ju ftoj të dëgjoni grupin e nënave të Gjakovës. Këto gra trime që kanë humbur fëmijët e tyre janë ende në dhimbje, por qëndrojmnë drejt dhe nuk dorëzohen. Na kërkojnë asgjë më shumë së t’iu tregojmë se ku i kanë fëmijët e tyre. Si është e mundur që Serbia s’ka kurrfarë ndjenje për këtë çështje?”.

Gërvalla ka thënë se Serbia nuk po përballet me të kaluarën e saj gjenocidale dhe se kriminelët që janë autorë të më shumë se 13 mijë të vrarëve në Kosovë shëtisin të lirë në Serbi.

“S’po flasim për ngjarjet e shekullit XIX19, por po flasim për tani. Viktimat janë gjallë dhe kryesit e këtyre veprave të pakuptimta që kanë shkaktuar më shumë se 13 mijë viktima janë ende gjallë. Gëzojnë jetën në Serbi përmenden dhe përgëzohen për këto ngjarje. Këto viktima do të ishin 1.2 milionë rusë të vrarë, 2.6 milionë amerikanë apo 11.6 milionë kinezë të vrarë në më pak se një vit. Dhe bota ka parë që pak nga këta kriminelë janë ndjekur dhe atë sa për sy e faqe dhe janë shfajësuar”.