Gërvalla në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Babain tim e ka vrarë regjimi i Beogradit – pavarësia e Kosovës është punë e kryer

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i është kundërpërgjigjur kryediplomatit serb Nikola Selakoviq, duke thënë se Kosova e pavarur është projekt i përmbyllur.

“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, është shprehur Gërvalla.

Na fjalën e saj Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka numëruar të bëmat e Serbisë fashiste mbi shqiptarët, ndërkaq ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla.

“Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët por Serbia duhet ta bëjë dallimin – duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë”.

“Kemi gjithë interesimin për të normalizuar marrëdhënien me Serbinë. Kemi interesimin për perspektivën evropiane dhe jo atë të mesjetës. Jemi vend i vogël  por i posaçëm. Jemi të vegjël por qëndrojmë drejt. Kemi miq të besueshëm dhe jemi të besueshëm për ta”.