Gërvalla: Ministri kroat më dha një lajm të mirë për menaxhimin e Covid19, do ta tregojmë më vonë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman ndodhet sot për vizitë në Kosovë.

Fillimisht, ministri kroat është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka quajtur tejet produktiv takimin me kryediplomatin kroat, Gordan Grlic- Radman.

Gërvalla ka përmendur faktin se Kroacia ka mbështetur në vazhdimësi shtetin e Kosovës, në sfera të ndryshme.

“Në këtë takim kemi folur edhe për integrimet euroatlantike dhe nevojën që kemi për konsultimet e vazhdueshme në rrugën drejt institucioneve euroatlantike, dhe jemi të përkushtuar si Republikë e Kosovës të fillojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimet e përvojave edhe në këtë drejtim. Kemi biseduar edhe për bashkëpunimet në rrafshe të ndryshme”, ka thënë Gërvalla.

“Biseduam edhe për çështjen e vizave ku Kroacia është një mbështetëse e fortë për qytetarët e saj. Diaspora, mërgata jonë në Kroaci është një mërgatë e pritur mirë në Kroaci”, vlerësoi ai.

“Në kuadër të menaxhimit të pandemisë, të virusit Covid19 biseduam gjatë dhe minsitri kroat më dha një lajm të mirë, por ai lajm do të komunikohet më vonë”, shtoi ministrja Gërvalla.

Tutje, ajo ka bërë me dije se është diskutuar edhe për patent shoferë dhe transferimin e personave të dënuar nga Kroacia në Kosovë.