Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Kuvendin e Kosovës ka folur për politikën e jashtme.
“Pas agresionit ushtarak të Ukrainës nga Federata Ruse, Republika e Kosovës iu bashkua shteteve demokratike që dënojnë agresionin rus, duke vendosur edhe sanksione. Më 23 mars 2022, Kosova miratoi vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve, të përcaktuara nga BE-ja kundër Rusisë”, ka nisur fjalimin ministrja Gërvalla, duke përmendur këtu të gjitha vendimet tjera që Kosova mori kundër Rusisë.
Gërvalla ka thekuar se Kosova ka partneritet të mirë me SHBA-në.
“Pra të nderuar deputetë, jo Amelika, Amelika, kështu tregohet parnteriteti strategjik. Kosova është pozicionuar shumë qartë sa i përket politikës së jashtme. Kemi parnteritet me SHBA-në”, u shpreh ajo.
Ajo ka kritikuar deputetin Enver Hoxhaj, i cili tha se Kosova nuk do të ketë njohje të reja, as liberalizimin as anëtarësim në BE.
“E di që e kemi kundërshtar fqinjin tonë verior, por si e merr guximin Hoxhaj t’i thotë ato fjalë”, u shpreh Gërvalla.







