Mbrojtësi spanjoll

Gerard Pique bëhet pronar i këtij klubi

Gerard Pique sot ka blerë një klub futbolli. Më saktësisht, qendërmbrojtësi i Barcelonës ka blerë FC Andorra.

Në fakt, kjo gjë u paralajmërua nga gazetari Iván Álvarez i “Diari d’Andorra” disa javë më parë.

Operacioni u krye përmes grupit të kompanive “Kosmos”. Gjithçka u mbyll kur lojtari katalonas pagoi borxhin e FC Andorra, në shumën e 200 mijë eurove.

Kjo blerje u miratua edhe nga partnerët e klubit nga Andorra. Rreth 300 vetë u thirrën sot për të votuar në asamblenë e jashtëzakonshme të përgjithshme.

Vendimi i shitjes së FC Andorra te Gerard Pique u miratua me 99.9% të votave.