Georgina Rodriguez rrëmben vëmendje teksa promovon linjën e saj të bikineve

Ajo nuk është frikësuar asnjëherë që të shfaq figurën e saj trupore.

Dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është kthyer sërish teksa ka sjellë koleksionin e të brendshmeve në bashkëpunim me brendin italian, Yamamay, të hënën.

Modelja, 25 vjeçare, është shfaqur mjaft në formë në bikinet e saj dhe natyrisht se linjat atraktive kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Jo vetëm në koleksionin e ri, Rodriguez gjatë kësaj kohe solli një sërë imazhesh tërheqëse meqë shijoi disa ditë pushimi bashkë me familjen e saj në Greqi, e më pas edhe në rivierën franceze.

Futbollisti ka filluar të takohet me Georginan qysh nga viti 2016, kur kjo e fundit punonte në “Gucci”. Cristiano dhe Georgina janë prindër të një vajze Alana Martina, 12 muajshe.

Ylli i futbollit po ashtu është edhe baba i dy fëmijëve të tjerë, Eva dhe Mateo – përmes një nëne surrogateje.

Këtë muaj Georgina ka folur për revistën italiane Elle, për romancën e saj më portugezin, duke treguar se si janë njohur për herë të parë.

Ajo ka thënë se, “Takimi i parë me Ronaldon ka qenë në Gucci kur unë punoja si shitëse. Ditë më vonë ne u takuam me njëri – tjetrin në një eveniment të një brendi tjetër”.

loading…