George Clooney sërish do të bëhet baba i binjakëve

George Clooney dhe bashkëshortja Amal pas shumë thashethemeve për probleme në martesë, sipas mediave të huaja, po presin përsëri binjakë.

Kohët e fundit, një burim për “Latin Times” tha që se e kishte parë bukuroshen me barkun e rrumbullakosur teksa po qëndronin në pronën e tyre italiane në liqenin Como.

Raportohet se aktori hollivudian është tejet i emocionuar dhe shumë i shqetësuar për lajmet se do të bëhet me binjakë. Konkretisht, ai shqetësohet se me dy-vjeçaret binjake, Ella dhe Alexander, ata do të rritin edhe dy fëmijë të vegjël.

“George rrallë udhëtojnë drejt Los Angelesit. Ai dhe Amali shkuan kohët e fundit vetëm për këshillime martesore. Ata nuk grinden aq shpesh”, tha burimi.

George ka raportuar tashmë që Brad Pitt të marrë përsipër rolin e dados ndërsa do t’i kërkojë ish-presidentit amerikan, Barack Obama të bëhet kumbara i fëmijëve të tyre.

Ndryshe, deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me lajmet rreth shtatzënisë së re të zeshkanes.

loading…